Vushtrria kthehet me vetëm një barazim nga Hogoshti, ndahet 0:0 me KF Kikën!
Po shfletoni: Aktuale/Të Fundit
Ofrohet për shitje banesë e mobiluar në qendër të Vushtrrisë
E gatshme dhe funksionale!
📐 Sipërfaqe: 109 m²
🛋 Sallon me kuzhinë
🛏 3 dhoma gjumi
🚿 Banjo , WC
🌿 Ballkon
📞 Kontakt: +383 44 527 923
Tifozët “Forca” gati për udhëtimin në Hogosht, ku Vushtrria sot përballet me FC Kikën!
Sot i jepet lamtumira Gazmend Ahmetit, që humbi jetën tragjikisht në vendin e punës
—
Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje rreth orës 15:00 në rrugën Ferizaj–Prishtinë, ku punëtori 43-vjeçar Gazmend Ahmeti nga fshati Mihaliq i Vushtrrisë ka humbur jetën pasi ra nga një lartësi gjatë punës në një objekt ndërtimi.
Për këtë rast tragjik dje ka raportuar edhe Sinjali.
Familja njofton se varrimi i Gazmend Ahmetit do të bëhet sot, 08.02.2026, në orën 16:30 në varrezat e fshatit Mihaliq-Vushtrri.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për Sinjalin bëri të ditur se ekipi mjekësor konstatoi vdekjen në vendngjarje. Policia, në koordinim me Prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës, ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.
Basketbollistët e Vushtrrisë mundin thellë basketbollistët e As Prishtinës me rezultat 102–55
—
Mbrëmë në Palestrën e Sporteve “Jeton Tërstena -Tota” në Vushtrri, është zhvilluar ndeshja kampionale e Ligës së Dytë të Basketbollit të Kosovës ndërmjet ekipeve KB Vushtrria dhe KB AS Prishtina.
Ndeshja u zhvillua në frymë sportive dhe korrektësi, ndërsa fitore shënoi ekipi i KB Vushtrria me rezultat bindës 102–55, shkruan “Vushtrria Press”.
Ekipi nga Vushtrria tregoi lojë të organizuar dhe dominim gjatë gjithë takimit, duke siguruar kështu një fitore të merituar për të ecur me hapa të sigurt drejt inkuadrimit në Ligën e Parë.
Në këtë foto janë LEGJENDAT – KOSOVA VUSHTRRI, një brez futbollistësh që me fanellën bardhekaltër lanë gjurmë të pashlyeshme në sportin dhe kujtesën e qytetit. Të bashkuar jo vetëm nga loja, por edhe nga përkushtimi, sakrifica dhe dashuria për klubin.
Në foto shihen:
Ridvan Osmani (K), Reshat Zyberi, Bajram Qaka, Naim Xhakolli, Ali Bunjaku, Fehmi Rashica, Qenan Xhakolli, Besnik Kollari, Avdyl Ismajli, Shaban Saliu dhe Skender Jashari
Lajm i hidhur: Vdes në vendin e punës pasi ra nga lartësia e një objekti, Gazmend Ahmeti nga Vushtrria
– –
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme, rreth orës 15:00, në rrugën Ferizaj–Prishtinë, ku ka humbur jetën Gazmend Ahmeti nga Vushtrria.
I ndjeri, me origjinë nga fshati Mihaliq i Vushtrrisë, ishte duke punuar në një objekt ndërtimi kur, për arsye ende të paqarta, ka rënë nga një lartësi, duke pësuar lëndime të rënda trupore.
Pavarësisht ndihmës së shpejtë, Ahmeti nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në vendin e punës ndërsa autoritetet përkatëse kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.
Albumi i parë në historinë e TifoSkenës Shqiptare, Tifozeria “Forca” nga Vushtrria nis punimet për projektin muzikor
—
Kreu i Tifozëve “Forca” nga Vushtrria, Irfan Shtitarica, ka bërë të ditur një risi të madhe për tifozërinë shqiptare, duke njoftuar nisjen e punimeve për albumin e ri muzikor të Forcës.
Sipas njoftimit, bëhet fjalë për një projekt unik, i pari i këtij lloji në historinë e TifoSkenës Shqiptare, i cili pritet të sjellë diçka që nuk është parë kurrë më parë në botën e tifozërisë.
Albumi i ri pritet të ketë rreth 10 këngë, të frymëzuara nga pasioni, identiteti dhe historia e tifozërisë “Forca”, duke e shndërruar mbështetjen për klubin e zemrës në një projekt të mirëfilltë artistik.
Ky projekt po realizohet me mbështetjen e mbështetësit shumëvjeçar të K.T. Forcës, Shpëtim Isuf Zhegrova, i cili ka qenë vazhdimisht pranë tifozërisë Forca në iniciativa të ndryshme.
Nisma shihet si një hap inovativ dhe simbolik, që synon të lërë gjurmë të veçanta në historinë e tifozërisë shqiptare, duke e ngritur atë edhe në një dimension kulturor e artistik.
Hulku nga Vushtrria, thyen xhamin e përparëm të veturës me vetëm një goditje!
Soecialitet shtëpie, një tjetër mrekulli gastronomike përgatitur nga Restaurant “Te Pishat” në Novolan të Vushtrrisë!
