Innovation Academy një portë e re nga ku po dalin shumë programerë të rinjë ka njoftuar për projektin e rradhës të realizuar nga një nxënës i tyre.
Bëhet fjalë për platformën e-commerce “Unique AB”, e krijuar nga nxënësi Lorik Rama. Ky projekt është një dëshmi e jashtëzakonshme e aftësive që nxënësit e “Innovation Academy” po zhvillojnë në fushën e teknologjisë.
Ardian Rrustemi ka mbështetur këtë projekt, duke ofruar një platformë të sigurt për Lorikun që të aplikojë dhe të demonstrojë njohuritë e tij. Rezultati është një faqe interneti funksionale dhe atraktive, të cilën e inkurajojmë të gjithë ta vizitojnë në web adresën http://unique-ab.com/
“Nxënësit tanë kanë filluar të krijojnë platforma për biznese të ndryshme! Jemi më se krenarë për sukseset e nxënësëve tanë! ” shkruan në njoftimin e Innovation Academy.