Në të gjitha trojet shqiptare dhe kudo që kanë jetuar shqiptarë, çdo herë janë gjetur njerëz patriotë e familje patriotike që kanë besu në liri pa kalkulim.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj bashkë me miq e kolegë në fshatin Stanoc të Komunës së Vushtrrisë kanë nderuar jetën dhe veprën e heroit Murat Krasniqi në 25-vjetorin e rënies, shkruan “Vushtrria Press”.
I rritur në një familje të nderuar atdhetare nga fshati Hamidi i Komunës së Obiliqit, si ushtar i Batalionit të Parë të Brigadës 142 të Zonës Operative të Shalës të UÇK- së nëpër shumë beteja, ai mbrojti nderin e vertëtë të luftëtarit të lirisë.
“Derisa nderojmë veprën sublime të tij për çlirimin e ardheut, ne nderojmë të gjithë të rënët për lirinë e Kosovës. Qoftë i përjetshëm kujtimi për Muratin dhe gjithë luftëtarët e UÇK-së”, ka thënë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.