Një person ka raportuar në Polici zhdukjen e djalit të tij të mitur.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më 12 prill në rrugën “Faik Konica”, në Vushtrri.
“Rr. Faik Konica, Vushtrri / 12.04.2024 – 10:00. Ankuesi kosovar me 13.04.2024 ka raportuar se, djali i tij-i mitur, me datën e cekur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.