Kryetari i Vushtrrisë,Ferit Idrizi sot ka ndarë lajmin se Komuna e Vushtrrisë tashmë edhe zyrtarisht bën pjesë në Unionin e Bashkive dhe Komunave Shqiptare në rajon.
Idrizi tha se ky anëtarësim është një mundësi shumë e mirë për komunën e Vushtrrisë dhe se do t’i ndihmojë Vushtrrisë në realizimim e projekteve të reja dhe promovimin e qytetit.
Vushtrria është bërë pjesë e këtij Unioni duke marrë përkrahjen e të gjitha Bashkive dhe Komunave të cilat kryetari Idrizi i falenderon shumë