Facebook Twitter Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Bahtiri : Fjalimet e Vuçiqit në Kosovë të papranueshme dhe luftënxitëse

    09/09/2018 | 17:47
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka deklaruar se fjalimi i sotëm i presidentit serb në pjesën veriore të Mitrovicës dhe ai i djeshme te liqeni i Ujmanit, ishin mesazhe të papranueshme dhe luftënxitëse.

    Sipas tij, për të gjitha tensionet të cilat i shkaktoi Vuçiqi me provokime në veri dhe veçanërisht me vizitën provokuese të paralajmëruar në Drenicë, ai nuk është fajtori kryesor, por janë institucionet e Kosovës.

    Bahtiri ka theksuar se kjo ishte e tepërt dhe se Kosova e veçanërisht Mitrovica nuk mund të duroj më.

    Postimi i plotë:

    Fjalimi i sotëm i presidentit serb në pjesën veriore të Mitrovicës dhe ai i djeshmi te liqeni i Ujmanit, ishin mesazhe të papranueshme dhe luftënxitëse. Nëse e marrim për bazë kontekstin kohor, ky fjalim mund të cilësohet edhe më i keq dhe luftënxitës, se sa ai i mbajtur nga Sllobodan Millosheviqi në vitin 1989 në Gazimestan.

    Mirëpo, për krejt këto tensione që i shkaktoi Vuçiqi me provokime në veri dhe veçanërisht me vizitën provokuese të paralajmëruar në Drenicë, ai nuk është fajtori kryesor, por janë institucionet e Republikës së Kosovës.

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po pretendon se Vuçiqi është paqësor dhe me të mund ta zgjidh në mënyrë paqësore problemi e Kosovës me Serbinë, po kjo vizitë dhe fjalimet e tij e dëshmojnë të kundërtën, atë se Vuçiqi nuk e dëshiron paqen, por tensionet.

    Në një shtet ku funksionon rendi kushtetues, vizita Vuçiqit ishte dashur t’i ndërprehet dje për shkak të tensioneve të planifikuara që ai i ka shkaktuar në Kosovë, veçanërisht pas vizitave te resurset më të mëdha të Kosovës, të cilat ai tha se dëshiron t’i vendos në tavolinën e bisedimeve në Bruksel.

    Institucionet e Kosovës nuk duhet t’u lëshojnë leje për vizita politikanëve serb, nëse nuk ka garanci se do të respektohet rendi ligjor dhe paqja në Kosovë.

    Kjo ishte e tepërt, Kosova dhe veçanërisht Mitrovica nuk mund të duroj më.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Dera e xhamisë në Ferizaj punohet nga vëllai dhe nipi i Ipeshkvit të Kosovës
    • Murati për moslejimin e shfaqjes së filmave në Bujanoc: Serbia duhet t’i ndalojë provokimet
    • Peci: Kosova do t’i ketë 18 milionë litra qumësht nga viti 2024 e tutje
    • Konjufca: Rama gaboi me draftin, s’u ul të fliste me Kurtin
    • Pesë profesionet që po kërkon më së shumti Gjermania, paga shkon deri në 4500 euro
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Shkruaj me larte dhe shty Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për anulim.