Nën organizimin e Federatës së Sportit Shkollor dhe Shoqatave përkatëse sportive me theks të veçantë Shoqatës nikoqire të Vushtrrisë janë mbajtur garat regjionale në Futsall për shkolla të mesme të ulëta dhe shkollat e mesme të larta – Regjioni i Mitrovicës në konkurencën e meshkujve dhe të femrave ku morrën pjesë ekipe sportive shkollore nga komuna Mitrovicë, Vushtrri dhe Skenderaj, bën të ditur “Vushtrria Press”.
Gara nisi me një minutë heshtje në nderim të jetës dhe veprës së profesorit të nderuar Nexhip Feka ( mësimdhënës dhe pedagog shumëvjeçar e edukimit fizikë dhe i sportit) i cili ndërroi jetë ditë më parë si dhe Gani Imeri (ish komandant i UÇK-së).
Gara ishte e fortë me një rivalitet të denjë, por në fund u dalluan më të mirët të cilëve u dëshirojmë sukses në garat e mëtejme.
Për ekipet fituese u ndanë medalje dhe kupa, të cilat i ka ndau drejtori i Arsimit në Komunën e Vushtrrisë, Albanez Tahiraj.
Rezultatet e kësaj gare regjionale ishin:
SHFMU – femrat
Vendi i parë: shfmu “Andon Z. Çajupi” Vushtrri
Vendi i dytë: shfmu “Avdullah Shabani” Mitrovicë
Vendi i tretë: Shfmu ” Azem Bejta” Skenderaj
SHFMU – meshkujt
Vendi i parë: shmu “1” Vushtrri
Vendi i dytë: shfmu “Shotë Galica” Skenderaj
Vendi i tretë: shfmu “Avdullah Shabani” Mitrovicë
SHML – femrat
Vendi i parë: Gjimnazi “Eqrem Çabej” Vushtrri
Vendi i dytë: ShMPM “Dr. Xheladin Deda” Mitrovicë
Vendi i tretë: Gjimnazi “Hamëz Jashari” Skenderaj
SHML – meshkujt
Vendi i parë: Gjimnazi “Eqrem Çabej” Vushtrri
Vendi i dytë: Gjimnazi “Frank Bardhi” Mitrovicë
Vendi i tretë: Shml “Qendra e Kompetencës” Skenderaj.