Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, së bashku me zyrtarë të tjerë dhe anëtarë të shoqatave të dala nga lufta kanë bërë homazhe për nderë të 25 vjetorit të Betejës së Majdanit të Melenicës ku ranë heroikisht 12 dëshmorë.
Njoftimi i plotë:
25 vite më parë, pas një beteje 46 ditore në Betejën e Majdanit në fshatin Melenicë, si pjesë e brigadës 141 në Zonën Operative të Shalës, heroikisht ranë komandanti Shemsi Ahmeti me 11 ushtarë të tjerë të UÇK-së, ndër ta edhe Shemsi Istrefi, Arsim Muzaqi, Rrustem Hyseni dhe Enver Musa, dhe u plagos rëndë dëshmori Faruk Beqiri, i cili ndërroi jetë pas disa ditëve.
Në akademinë përkujtimore u shfaq dokumentari “Buzëqeshja e fundit”, i cili i është kushtuar heroit të Kosovës Shemsi Istrefi, dokumentar që edhe një herë na e rikujtoi madhështinë e Betejës së Majdanit dhe trimërinë e heroit Shemsi Istrefi.
Sot, në përvjetorin e rënies i kujtojmë me krenari dëshmorët e UÇK-së, heronjtë e Kosovës, që e bënë të mundur lirinë e vendit tonë.
Lavdi e përjetshme, Dëshmorëve të UÇK-s