Shefja e grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar pas vrasjes se sotme në Pejë, ku burri qëlloi me armë për vdekje gruan.
Kusari-Lila ka thënë se dënimi maksimal është minimumi për vrasësit e tillë.
Ajo e ka parë situatën alarmante, ku sipas saj në vendin tonë ka një çrregullim të rëndë social.
“Numër alarmant i burrave në shoqëri po e konsiderojnë të drejtën absolute deri në vrasje, ndaj gruas dhe kjo kërkon trajtim serioz në të gjitha nivelet”, ka shkruar ajo mes tjerash në Facebook.
Postimi i plotë:
Viktima e dytë e femicidit në Kosovë brenda pak ditëve, nga Ferizaji në Pejë.
Viktima e sotme prapë e vrarë nga bashkëshorti në shtëpinë e saj.
Kjo është alarmante dhe tregon për çrregullim të rëndë social dhe një rrugë tranzicioni pa mekanizma sigurues në shoqërinë tonë në rrugëtimin drejt barazisë.
Numër alarmant i burrave në shoqëri po e konsiderojnë të drejtën absolute deri në vrasje, ndaj gruas dhe kjo kërkon trajtim serioz në të gjitha nivelet.
Denimi maksimal është minimumi për vrasësit, ndërsa trajtimi i normave shoqërore në thelbin e tyre duhet rishikuar dhe ridefinuar.
Nuk mund të humbim vajzat dhe gratë ndaj dhunës së pakontrollë që po shpërfaqet brutalisht çdo ditë e më shumë.
Ngushëllime familjes të së ndjerës për humbjen e madhe!