Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve dhe një kamioninë fshatin Strellc të Deçanit .
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompentente.
“Rreth ores 18:19, Policia është njoftuar se në fshatin Strellc ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë dy automjete dhe një kamioni. 5 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e Pejës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente”, njoftoi ai./Arbresh.info/