Facebook Twitter Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Ymeri: Disa deputetë të VV-së e kanë arsyetuar nepotizmin me profesionalizëm

    25/05/2023 | 22:43
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Analisti politik, Visar Ymeri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, nuk është përgjegjës vetëm për veten e tij por edhe për Qeverinë dhe partinë e tij.

    Sipas Ymerit, nuk mjafton që Kurti të thotë unë nuk punësoj familjarë të mi, por duhet që edhe anëtarët e partisë së tij të mos veprojnë ashtu.

    Ymeri tha se disa deputetë e kanë arsyetuar nepotizmin me profesionalizëm.

    “Kurtin e dëgjuam, kur tha asnjëri prej vëllezërve të tij, nuk e ka shkelë kurrë ndërtesën e qeverisë as prindërit nuk e kanë shkelë ndërtesën e qeverisë. Këto i përdori si shembull që nuk e mbështet nepotizmin. Mirëpo kemi pas raste të njerëzve tjerë në VV, që i kanë avancu edhe familjarët e vet, kemi pas deklarata të deputetëve që kanë thënë megjithatë po avancohen për shkak të profesionalizmit. Është arsyetu nepotizmi me profesionalizëm. Është problematike nëse shikohet kështu nga kryeministri sepse ai është përgjegjës për funksionimin e tërë qeverisë dhe si kryetarë edhe për partinë. Nuk mundet të thotë se ne jemi të mirë sepse unë jam i mirë. Ti mund të jesh i mirë personalisht, por çfarë po bën ta bësh të mirë të gjithë qeverisjen”, ka thënë ai në Debat Plus.

    Ymeri u shpreh se Kurti nuk po jep fare shpresë se do të qeverisë më ndryshe se të tjerët sa i përket çështjes së nepotizmit.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Kurti pas takimit me Lajçakun dhe Escobarin: Rruga përpara, ndalimi i menjëhershëm i sulmeve nga grupet kriminale
    • Nasuf Bejta merr pjesë në Kongresin e 19-të të Akademisë së Shkencave të Ballkanit për pasurimin e mineraleve
    • Lajçak: Legaliteti s’do të thotë përfaqësim dhe ky është problemi që po e kemi për momentin
    • Haradinaj: Sonte me u shkarku Kurti, shpëton Kosova
    • Escobari dhe Lajçaku me tri kërkesa për Kurtin
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Shkruaj me larte dhe shty Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për anulim.