Në vikend parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, njofton Klankosova.tv
Të shtunën, vranësirat në pjesën e dytë të ditës mund të sjellin riga shiu më të fokusuara në rrafshin e Dukagjinit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius.
Derisa, të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Në disa pjesë, kryesisht jug dhe jug-perëndim të vendit parashihen riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius.
Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike mbeten shumë të mira, kjo si rezultat i mos prezencës së ngricave të cilat viteve të kaluara i kanë sjellë shumë dëme bujqësisë (pemëtarisë).