Përballje interesante mund të quhet ajo e sotshmja në ndeshjen Vushtrria – Vllaznimi ku me një atmosferë të papërshkruar si asnjëherë më parë për të cilën u kujdesën tifozeria më e flaktë në Kosovë, Forca, u zhvillua takimi derbi i Ligës së Parë.
Vushtrria arriti që me një rezultat minimal të arkëtoj tri pikë të cilat i japin asaj epitetin e kampionit vjeshtor.
Golin për vushtrrasit e shënoi Ilir Izmaku në pjesën e parë minuta e 40-të, për të vendosur kështu epërsinë e Vushtrrisë ndaj Vllaznimit.
Vlen të theksohet që në momente të caktuara situata përshkak të vet karakterit të ndeshjes ishte paksa e tensionuar, por ajo përfundoi siç është më së miri me një spektakël të jashtzakonshëm nga tifozët Vushtrrias.