Një punëtor nga ndërmarrja “Përparimi” në Vushtrri është rrëzuar sot nga kamioni, duke pësuar lëndime, sipas burimeve të portalit VushtrriaOnline. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në zonën e qytetit të Vushtrrisë.
Punëtori i lënduar, sipas të njëjteve burime, është transferuar në spital ku do të nënshtrohet ndërhyrjeve kirurgjike për të trajtuar lëndimet e marra nga aksidenti.Shkalla e lëndimeve ende nuk është bërë e ditur.
Siç mësohet nga po të njëjtat burime bëhet fjalë për një punëtor të moshës 42 vjeçare që vije nga komuna e Vushtrrisë.