Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Porosia e Merkel përplas në zyrën e presidencës Thaçin dhe deputetin gjerman

    23/10/2018 | 15:27
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Një deputet gjerman nga partia e Merkelit, Peter Beyer, ia ka bërë të qartë presidentit Hashim Thaçi qëndrimin e Berlinit rreth çështjes së ndryshimit të kufijve. Ai ka thënë se kjo ide është e rrezikshme dhe se Thaçi e di mirë qëndrimin gjerman. Deputeti i CDU-së ka thënë se ende duhet të merret në konsiderim modeli i dy Gjermanive si zgjidhje për raportet Kosovë –Serbi, duke e prezantuar nëntorin si muaj të rëndësishëm për këtë proces.

    Disa herë brenda pak minutave, deputeti i partisë së kancelares Merkel ka përmendur fjalën ‘rrezik i lartë’ kur ka folur sot për korrigjimin e kufijve në Ambasadën e Gjermanisë në Kosovë.

    “Kam dëgjuar disa shprehje si korrigjim i kufijve, shkëmbim i territoreve… kjo është ndarje. Nuk është e shëndetshme, është shumë e rrezikshme”, ka thënë deputeti gjerman.

    Peter Beyer, deputeti i partisë së Angela Merkel, CDU, ka thënë para gazetarëve në Prishtinë se ideja e korrigjimit të kufijve apo shkëmbimit të territoreve është “me rrezik të lartë dhe e papranueshme”.

    Ai shtoi se vullnetin e qytetarëve e përfaqësojnë deputetët.

    Beyer ka treguar se ka folur qartë me presidentin Thaçi, por se ky i fundit i kishte thënë se “unë jam president dhe unë vendos”.

    “Kam dëgjuar disa shprehje si korrigjim i kufijve, shkëmbim i territoreve… kjo është ndarje. Nuk është e shëndetshme. Të zgjedhurit duhet të kujdesen për qytetarët e tyre. Deputetët janë ata që përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve”, ka thënë ai.

    Në pyetjen e gazetarëve se a u ka propozuar ai liderëve ndonjë ide se si mund të arrihet marrëveshja finale, ai tha se ‘modeli i dy Gjermaneve nuk duhet të injorohet’, duke shtuar se nuk është këtu që të japë ide.

    Beyer, i cili vjen nga CDU-ja, tha se ia ka bërë të qartë presidentit Thaçi se Gjermania është kundër shkëmbimit të territoreve apo korrigjimit të kufijve dhe se normalizimi i marrëdhënieve kërkon zgjidhje të qëndrueshme.

    Ai tha se nëntori do të jetë ‘muaji i vendimeve’ në dialogun Kosovë – Serbi dhe se përfaqësuesit e vullnetit të qytetarëve janë deputetët e Kosovës, e jo presidenti.

    “E takova Thaçin para jush dhe isha shumë i qartë. Fola saktësisht të njëjtat gjëra që po flas me ju, që të mos përsëriten. Nuk mendoj që u surprizua, ai e di qëndrimin gjerman”, tha ai kur u pyet nga Kallxo.com rreth takimit me Thaçin.

    Deputeti i partisë së kancelares Merkel tha se nuk e di datën kur do të ndodhë liberalizimi i vizave.

    “Nuk e di [kur do të ndodhë liberalizimi]. Tash është në dorën e ministrave të brendshëm (të shteteve anëtare të BE-së). Vërtetë nuk e di se kur do të ndodhë. Askush nuk duhet të premtojë data”, tha ai.

    Deputeti i parlamentit gjerman tha se nesër do të jetë në Beograd.

    “Kam për ta takuar presidentin serb nesër dhe jam kureshtar ta dëgjoj opinionin e tij (për dialogun)”, tha ai.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Policia me plan të veçantë operativ për 18-vjetorin e Pavarësisë, disa rrugë do të mbyllen
    • Miratohet shqyrtimi i parë i projektbuxhetit 2026
    • 18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, programi i manifestimeve shtetërore
    • Aktakuzë ndaj të dyshuarit që plagosi të miturën vitin e kaluar në Vushtrri
    • ​Java e ardhshme me shi e borë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.