Numri i madh i qenëve endacakë ka bërë që zëdhënësja e LDK-së në Vushtrri, Doruntina Pllana, të drejtoj pyetje në drejtim të kryetar të Vushtrrisë për adresimin e këtij problemi.
Në një video të shkurtër Pllana ka publikuar pamje nga numri i madh i qenëve endacakë duke i rikujtuar Idrizit premtimi ne dhënë.
“Problemi me qentë endacak nëpër rrugët e qytetit po mbetet qështje e patrajtuar për 3 vite të keqqeverisjes aktuale, e si duket edhe shqetësimet e qytetarëve po hasin në vesh të shurdhët.
Pyesim kryetarin Idrizi se kur do të filloj të implementoj zgjidhjen e këtij problemi?” ka shkruar Pllana.