Facebook Twitter Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    LVV: Nuk do të ketë liberalizim as këtë vit

    24/10/2018 | 13:31
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ministrja Dhurata Hoxha ka deklaruar për “Zërin” se nëse nuk sigurohet shumica e votave të nevojshme pro liberalizimit të vizave në Këshillin e Ministrave të BE-së, atëherë votimi i paraparë në fillim të dhjetorit të këtij viti mund të shtyhet derisa të sigurohet qëndrimi pozitiv i shumicës, shkruan “Zëri”.

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollqaku, e cila është edhe anëtare e Komisionit për Integrime Evropiane për “Zërin” ka thënë se nuk pret që as këtë vit të kemi liberalizim të vizave.

    LEXO EDHE: Shtyrja e votimit për vizat, flet për ‘Zërin’ ministrja Dhurata Hoxha

    “As këtë vit nuk do të ketë lëvizje të lirë. E tëra që mund të pritet eventualisht është një vendimmarrje në fund të vitit, mirëpo duke u bazuar në atë që po ndodh në vend dhe në qëndrimet që kemi nga zyrtarë të ndryshëm nga Bashkësia Evropiane, nëse kjo vendimmarrje nuk do të ndodhë këtë vit, atëherë tërë procesi mund të shtyhet në një afat të pacaktuar”, ka thënë ajo.

    Tutje deputetja e Vetëvendosjes ka thënë se duke e pasur parasysh që vitin e ardhshëm kemi ndërrim të përbërjes së Parlamentit Evropian, atëherë çështja e liberalizimit të vizave mund të shtyhet edhe për një kohë të gjatë.

    Sipas saj, Kosova asnjëherë nuk ka përmbushur kriterin e dhënë nga BE-ja për luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit. /ZERI

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Krasniqi: Kurti nuk mund të flasë në emër të dy kryetarëve të PDK të zgjedhur në veri
    • Kurti bisedon me tre senatorë amerikanë, i siguron se po punon për qetësim të situatës
    • Mushkolaj: Lumir Abdixhiku vazhdon me qasjen e njëjtë të LDK-së “as mish, as peshk”
    • Kosovës i vendosen tri kushte, nëse nuk i zbaton, BE-ja paralajmëron pasoja
    • Kurti merr telefonatë nga SHBA-të, pajtohet për zgjedhje të reja në veri
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Shkruaj me larte dhe shty Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për anulim.