Facebook Twitter Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Haradinaj: Askush s’ka arsye të jetë i frikësuar nga Ushtria e Kosovës

    25/10/2018 | 12:12
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, po qëndron në Mal të Zi në kuadër të punimeve të Forumit Ekonomik.
    Ai në një intervistë për televizionin malazez, A1 ka folur në lidhje me çështje të ndryshme aktuale në Kosovë, që kanë të bëjnë me transformimin e FSK-së në Ushtri, marrëdhëniet me Malin e Zi si dhe njohjet e Kosovës, transmeton lajmi.net.

    “Askush nuk ka pse të jetë i frikësuar. Serbia dhe Vuçiq e dijnë që shqiptarët përgjatë historisë nuk e kanë kërcënuar asnjëherë askënd që jeton me ta. Presidenti serb duhet t’i tregoj popullit të vet se jeta në Kosovë nuk varet nga Beogradi”, ka thënë Haradinaj teksa ka folur për transformimin e FSK-së në Ushtri dhe reagimet e ardhura nga Beogradi.

    Sipas tij, edhe serbët e Kosovës do të jenë më të sigurtë kur shteti të përfundojë procesin e themelimit të institucioneve të sigurisë.

    Kryeministri i vendit tutje ka folur edhe për pretendimet e Beogradit dhe kryediplomatit serb, Ivica Daçiq, se shtete të ndryshme kanë tërhequr njohjen e Kosovës dhe se të tjera pritet që në të ardhmen ta bëjnë një gjë të tillë, duke thënë se kjo nuk ndodhur dhe se të tilla lajme janë vetëm propagandë.

    “Ata vetëm të humbin kohën me ne. Ne kemi kohë sa të duash. Kemi humbur shumë kohë që nga viti 1999 e tutje. Nuk mund ta rikthejmë atë, mirëpo përsëri presioni nga Serbia nuk mund të na i vështirësojë gjërat. Daçiq dhe të tjerët të argëtohen, nëse kanë kohë dhe para për këtë”, ka thënë ai.

    Siç u shpreh Haradinaj, ai respekton të drejtat dhe vlerat e serbëve, mirëpo kur është çështja tek të drejtat e shqiptarave, “ai zgjedh të jetë ai që faktikisht është”.

    Haradinaj po qëndron për vizitë zyrtare në Mal të Zi.

    Ai gjatë ditës së sotme është takur edhe me kancelarin austriak, Sebastian Kurz, si dhe homologun e tij malazez Dusko Markoviq./Lajmi.net/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Kurti për kritikat nga ana e SHBA-së: Janë të padrejta, nuk është mirë të bullizohet Kosova
    • Çeku: Ndalimi i filmave në Luginë, përgënjeshtrimi më i madh që Serbia ka ndryshuar
    • Hamami i Vjetër në Vushtrri vendoset në mbrojtje të përhershme nga shteti
    • Shoqata “Bereqeti” në Vushtrri ndihmon 50 familje në nevojë me pako ushqimore dhe higjienike
    • Dera e xhamisë në Ferizaj punohet nga vëllai dhe nipi i Ipeshkvit të Kosovës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Shkruaj me larte dhe shty Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për anulim.