Barazimet r KF Vushtrrisë duket se do të jenë të njëtit faktorë që do të mund të dikojnë në shumën e pikëve për inkuadrim në superligë edhe këtë vit.
Sot vushtrriasit si nikoqir pritën mysafirin KF Istogu me të cilët luajtën një loj mjaft ofansive por e cila në fund përfundoi vetëm me barazim.
Të parët në epërsi kaluan bardh e kaltrit nga Vushtrria me golin e Djellon Dragushës në minutën e 31-të, për të sjellur kështu ndryshimin e parë në rezultat.
Pjesa e parë e takimit përfundoi me rezultat minimal prej 1:0 për vendasit.
Ndërsa në pjesën e dytë Istogu arriti që të kaloi në epërsi ku edhe u barazua rezultat me 1:1 që ishte edhe eiplog i këtij takimi.