Vushtrria është duke e përballur që dy ditë me reduktime të ashpra të ujit, të cilat sipas informacioneve të para ishin shkaktuar dje përshkak të prishjes në gypin kryesor.
I kontaktuar nga VushtrriaOnline, Menagjeri i Njësisë Operative Faton Vërbovci në Vushtrri, ka thënë se po punohet që të rikthehet furnizimi me ujë.
Tutje ai ka thënë se pritet që për pak kohë të rikthehet furnizimi me ujë, dhe se janë në përpjekje të vazhdueshme që të sanojnë gjendjen që nga mbrëmë kur kanë filluar edhe punimet dhe të rikthejnë furnizimin me ujë./VushtrriaOnline