Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Kjo është prapaskenat e dështimit të takimit ndërmjet Thaçit dhe Vuçiqit në Bruksel

    07/09/2018 | 18:47
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Një diplomat ndërkombëtar i cili ishte i pranishëm në gjithë ngjarjen që u zhvillua sot brenda ndërtesës së BE-së në Bruksel ku po qëndronin delegacionet nga Kosova dhe Serbia, ka shpjeguar të gjithë prapaskenat se si ka ardhur deri tek anulimi i takimit ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij serb, Aleksander Vuçiq.

    “Të dy presidentët kanë refuzuar që të flasin me njëri tjetrin në momentin që po bëheshin përgatitjet për fillimin e takimit me krerët e lartë të BE-së”, ka thënë ky diplomat, emri i të cilit është i njohur për agjencinë e lajmeve Reuters.

    Ai ka shpjeguar dhe përpjekjet e Federica Mogherinit që dialogu të vazhdonte patjetër.

    “ Ata e detyruan Mogherinin që t’i takonte ndarazi disa herë, vetëm në mënyrë që të mos dështonte takimi dhe të vazhdonte dialogu”, shpjegon diplomati.

    “ Gjithçka shkoi gabim sot, ata nuk u takuan. Gjithçka u shndërrua në një dramë”, shton tutje diplomati i BE-së, i cili thotë se nuk ishte e qartë se çfarë e shkaktoi atë thyerje ndërmjet dy presidentëve.

    “ Vështirësitë vazhdojnë”, kështu ka deklaruar edhe përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, duke thënë se do të kërkojë një takim ndërmjet dy liderëve në fund të shtatorit.

    Siç shkruan agjencia e lajmeve Reuters, dështimi për një takim ndërmjet Thaçit dhe Vuçiqit tregon një reflektim të dy palëve ndaj idesë për shkëmbim të territoreve, që u kundërshtua nga Gjermania, tregon diplomati i BE-së.

    Kujtojmë se ky takim ndërmjet Thaçit dhe Vuçiqit ku pritej të diskutohej për shkëmbim territoresh e ndryshim kufijsh, ishte kundërshtuar fuqishëm dhe nga opozita kosovare./Gazeta Express

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Bëhuni gati, dimri po rikthehet – javën tjetër pritet borë në Kosovë
    • Kurti takon senatorët amerikanë në Konferencën Sigurisë në Mynih
    • Nusja rrah vjehrrën në Prishtinë
    • Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër
    • Lagjet dhe vendet në Vushtrri që sot do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.