Lëvizja Vetëvendosje do të ketë edhe disa anëtarë më shumë, kjo pasiqë sot asaj i janë bashkuar sot disa anëtarë të rinjë.
Bëhet fjalë për dhjetra gra e vajza të cilat sot edhe u antarësuan në këtë subjekt politik gjatë një pritje që iu bë qendrën e kësaj partie në Vushtrri.
Anëtaret më të reja u pritën nga Kryetari i Qendrës në Vushtrri z.Besim Muzaqi.
Ai,duke ju dëshiruar mirëseardhje, i falënderoi anëtaret e reja dhe tha, se për të qenë Levizja VETËVENDOSJE! , protesta e së shtunes dhe organizimi ynë në përgjithësi i fortë, duhet që pjesëmarrja e femrave të jetë sa më e madhe, andaj sot ndihemi edhe më të fuqishëm në rrugën tonë, kur e shohim përkrahjen e motrave tona