Facebook Twitter Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Dëshmitari nga Podgorica bashkëpunon në rastin e vrasjes së Ivanoviqit?

    05/09/2018 | 17:37
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Mario Millosheviqit nga Podgorica i është ofruar statusi i dëshmitarit bashkëpunues në rastin e vrasjes së udhëheqësit të Iniciativës Qytetare Serbe, SDP Oliver Ivanoviq në Kosovë.

    Kështu raporton gazeta Cdm. duke iu referuar shkrimit të gazetës Dan.

    Raportohet se atij i janë ofruar rrethana lehtësuese nëse nënshkruan një deklaratë përmes së cilës akuzon një grup kriminal të përbërë nga anëtarë nga Serbia dhe Mali i Zi që thuhet se ka organizuar dhe ka kryer vrasjen e Ivanoviqit.

    Megjithëse autoritetet kosovare disa herë e morrën në pyetje Millosheviqin, ai mohoi përfshirjen në krim dhe refuzoi të dëshmojë , shkruan gazeta e Podgoricës.

    Sipas Dan, oferta e njëjtë do t’i paraqitet edhe dy prej anëtarëve të arrestuar të grupit kriminal që autoritetet malazeze po i kërkojnë për vrasjen e Radomir Gjurikoviqit, transmeton Klan Kosova.

    Në artikull theksohet se mediat serbe menjëherë pas arrestimit të grupit kriminal raportuan se Millosheviqit dhe bashkëpunëtorëve të tij i ishte ofruar një shumë parash për të pranuar që kanë marrë pjesë në vrasjen e Ivanoviqit dhe akuzuan Beogradin.

    Përveç parave, të dyshuarve iu është ofruar gjithashtu të ndryshojnë identitetin e tyre dhe të mbrohen kundër hakmarrjes së mundshme, transmeton Klan Kosova.

    Sipas këtij artikulli, oferta ishte e lidhur me njoftimin e autoriteteve të Prishtinës se ata do të njoftojnë detajet e vrasjes së udhëheqësit të SDP-së.

    “Gjatë arrestimit në Kosovë, Millosheviqi pretendoi se policia e kishte privuar gabimisht nga liria.Përkatësisht, ai ua paraqiti dokumentet inspektorëve në Kosovë në emër të Miroslav Kostiqit një qytetar i Kosovës. Në dokument thuhet se Kostiq, i i prezantuar si Millosheviq ka lindur në Mitrovicën e Veriut dhe ka banuar përgjithmonë në Prishtinë”.

    “Në Kosovë, policia gjithashtu arrestoi Gjorgje Paviçeviqin, i cili u largua nga spitali në Dobrotë më 3 korrik, ku u dërgua pas dënimit për rrëmbim.Pas Millosheviqit dhe shqyrtimit të lidhjeve të tij, inspektorët lokalë dolën në dëshmi duke treguar dyshimin e fortë se Ziba ndihmoi Millosheviqin të fshihej”, raportojnë mediat e Podgoricës.

    Oliver Ivanoviq u vra në janar të këtij viti para zyrës së partisë së tij në Mitrovicën e Veriut.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Krasniqi: Kurti nuk mund të flasë në emër të dy kryetarëve të PDK të zgjedhur në veri
    • Kurti bisedon me tre senatorë amerikanë, i siguron se po punon për qetësim të situatës
    • Mushkolaj: Lumir Abdixhiku vazhdon me qasjen e njëjtë të LDK-së “as mish, as peshk”
    • Kosovës i vendosen tri kushte, nëse nuk i zbaton, BE-ja paralajmëron pasoja
    • Kurti merr telefonatë nga SHBA-të, pajtohet për zgjedhje të reja në veri
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Shkruaj me larte dhe shty Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për anulim.