Facebook Twitter Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Deputeti i Kuvendit ‘zbulon’ se cilat janë katër partitë që janë për ndarjen e Kosovës

    06/09/2018 | 14:54
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka thënë se tashmë është e qartë se partitë e koalicionit: PDK-AAK-NISMA dhe AKR, janë pro idesë së ndarjes së Kosovës.

    Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Selmanaj ka deklaruar se këto katër parti janë të kapura nga Thaçi, dhe se këtë e kanë dëshmuar me veprimet e ndërmarra në Kuvendin e Kosovës.

    “Skena politike po qartësohet çdo ditë e më shumë. Në njërën anë janë partitë opozitare LDK-VV-PSD dhe Alternativa që janë kundër idesë për ndarje apo shkëmbim territori, kurse në anën tjetër partitë në pushtet PDK-AAK-Nisma -AKR dhe pakicat pro idesē fatkeqe për Kosovën”, ka thënë Selmanaj.

    “Bojkoti që po i bënjë partitë në pushtet seancës së thirrur nga opozita e dëshmon qartazi këtë qëndrim… ata edhe pse në publik deklarohen ndryshe, në realitet tregojnë se janë të kapur dhe të udhëhequr nga Hashim Thaqi!”.

    Ai ka thënë se nuk është në dorën e pozitës që të marrë vendim për mbrojtjen e sovranitetit të Kosovës, pasi siç ka thënë deputeti i LDK-së, opozita e vetme nuk arrin ta bëjë as kuorumin për seancat parlamentare.

    “E kanë gabim ata që mendojnë që opozita si e vetme ta bëjë kuorumin dhe ta mbrojë sovranitetin dhe kufijt e vendit. Po ta kishim ne shumicën sot, kësaj qeverie nuk ja kishim falë dakikin, ja kishim heq popullit prej qafe pa mendu dy herë..”, deklaroi Selmanaj.

    Selmanaj u shpreh se “Kadria, Ramushi dhe Fatmiri nën urdhrat e Hashimit kanë vendos që të ikin nga Kuvendi, duke u bërë vendi i pashembullt për demokracitë, ku shumica ikë nga Kuvendi”./veriu.info

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Çeku: Ndalimi i filmave në Luginë, përgënjeshtrimi më i madh që Serbia ka ndryshuar
    • Hamami i Vjetër në Vushtrri vendoset në mbrojtje të përhershme nga shteti
    • Shoqata “Bereqeti” në Vushtrri ndihmon 50 familje në nevojë me pako ushqimore dhe higjienike
    • Dera e xhamisë në Ferizaj punohet nga vëllai dhe nipi i Ipeshkvit të Kosovës
    • Murati për moslejimin e shfaqjes së filmave në Bujanoc: Serbia duhet t’i ndalojë provokimet
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Shkruaj me larte dhe shty Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për anulim.