Shënimi i festave të ndryshme bën që në të shumtën e herave të organizohen edhe aksione vullnetare për t’u dalë në ndihmë atyre që kanë më së shumti nevojë.
Këtë herë është Rinia Demokratike e Vushtrrisë ajo që sot ka ndërrmarë një aksion humanitar ku janë ndihmuar disa familje me gjendje të rëndë ekonomike në Komunën e Vushtrrisë.
Ky aksion është zhvilluar kur jemi në prag të shënimit të festës së Kurban Bajramit.
Për këtë është njoftuar edhe në faqen zyrtare të Rinisë Demokratike të Vushtrrisë në facebook.