Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati morën pjesë në shënimin e fillimit të pilotimit të skemës për reformën e asistencës sociale në Kosovë.
Kurti gjatë prezantimit të punës së Qeverisë që ai drejton tha se kemi rritje e zhvillim në çdo aspekt të jetës dhe rritje të vendeve të punës.
“Nga 331 mijë e 742 vende pune në mbyllje të vitit 2019, në fund të vitit 2023, pra për një periudhë katër vjeçare, kemi 419 mijë e 126 vende pune, apo mbi 87 mijë vende pune më shumë, apo mbi 26%”, ka deklaruar Kurti, shkruan Reporteri.
“Nga një rritje ekonomike prej 1 miliardë euro për tre vite gjatë mandateve para qeverisë tonë, kaluam në një rritje ekonomike në 1 miliardë euro në vit me qeverinë tonë”, ka thënë tutje Kurti.
Kurti shtoi se si Qeveri e tij fokusin e kanë në riformimin rënjësor të sistemeve e politikave që sipas tij ishin të keq dizajnuara.
“Si Qeveri nuk u ndalëm por vazhduam me ndihma në disa sektorë. Fokusi ynë ishte reformimi rrënjësor i sistemeve e politikave që ishin keq të dizajnuara e madje edhe diskriminuese. Skema sociale e vitit 2007 është diskriminues dhe i padrejtë”, tha Kurti.