Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Komandanti i UÇK-së befason të gjithë: ja sa është numri i veteranëve të vërtetë

    31/08/2018 | 18:40
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ish-komandanti i UÇK-së, Sabit Geci, në një intervistë ekskluzive për televizionin T7, ka folur rreth listave të fryra të veteranëve dhe rreth numrit të mundshëm të ushtarëve që kanë luftuar nën emblemën e UÇK-së.

    Geci ka thënë se i ka pasur të gjitha listat e veteranëve, dhe se numri total i ushtarëve të UÇK-së nuk e kalon shifrën prej 14 mijë të tillë.

    “Unë kam qenë pas luftës, i kam pas të gjitha listat e veteranëve e të invalidëve. Ato lista kanë mbet aty ku kanë qenë. Unë nuk besoj, tash sa më kujtohet kanë qenë 12 mijë deri në 13 mijë. Por më shumë se 14 mijë s’kanë qenë”, ka thënë Geci për T7.

    Sipas tij më shumë ushtarë ka pasur në zonat e Drenicës dhe Dukagjinit.

    “Sa e di unë më shumë ka pasur në Drenicë edhe në Dukagjin. Në Karadak ka pasur shumë pak. Në anën e Ferizajt ka pasur por jo aq shumë”, ka shtuar tutje.

    Sipas tij numrin e saktë të ushtarëve e ka ditur Jahir Demaku, i cili tashmë është në burg.

    “A e din kush e ka dhënë listën e saktë, Jahir Demaku, i cili e ka thënë se sa e ka pasur njësinë e vet. Asnjë person më tepër nuk e ka dhënë. Edhe Jahir Demaku në burg më ka thënë se si kanë guxuar të bëjnë diçka të tillë”, është shprehur Geci, raporton Gazeta Express.

    E ky numër i lartë i veteranëve, Geci thotë se është bërë nga politikanët të cilët kanë përfitim nga ata persona që i kanë bërë veteran pa luftuar fare.

    “ Këta që janë në politikë kanë përfituar vota prej këtyre gjërave. Shume po dyshoj. Se ta bësh një njeri veteran, duhet të kesh një përfitim prej tij”, shton ai.

    Për brigadën “Hasan Prishtina”, thotë se nuk ka dëgjuar asnjëherë

    “Pasha besën kurrë skam dëgjuar për këtë brigadën “Hasan Prishtina”, skam dëgjuar asnjëherë. Tash pas luftës po dalin lloj lloj veteranësh e lloj lloj brigadash”, ka thënë ndër të tjera Sabit Geci./veriu.info

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Raportimet se s’ka vend në burgje për të arrestuarit nga aksioni i sotëm, SHKK: I kemi rreth 800 shtretër të lirë
    • Rinumërohen 50% të votave, në këtë link i gjeni rezultatet
    • Mot kryesisht i vranët
    • Parashikimi i motit për të premten
    • Vjosa Osmani tregon bisedën me Trump dhe ndan detajet nga takimi në Davos- Më dha mesazh për Kosovën!
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.