Facebook Twitter Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Inspektori Tatimor: Shefqet Krasniqi i ka kryer obligimet tatimore

    13/03/2018 | 16:35
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Inspektori tatimor i Administratës Tatimore të Kosovës, Xhemë Shala, ka vazhduar dëshminë e tij në gjykimin e ish-imamit të Xhamisë së Madhe, Shefqet Krasniqi, i cili, ndër të tjera, akuzohet edhe për shmangie nga tatimi.

    Dëshmitari u është përgjigjur edhe pyetjeve të prokurorit të Prokurorisë Speciale, Elez Blakaj, lidhur me raportin e përpiluar nga ai për ndërmarrjen “Portat”, në pronësi të të akuzuarit Krasniqi.

    I pyetur a qëndron prapa raportit të kontrollit të vitit 2016 dhe prapa aneks-raportit të atij viti, dëshmitari tha se raporti i kontrollit është përpiluar nga ai nën mbikëqyrjen e udhëheqësit të ekipës dhe menaxherit regjional dhe se në tërësi qëndron prapa tij.

    “Sa për aneks kontrollin aty janë pasqyruar të gjitha obligimet tatimore dhe i vetmi ndryshim është termi që përdoret në kontrollet e përditshme, që në vend të termit “tatimi shtesë“ ose “obligim tatimor” është fjala “shmangie tatimore” që në punën e përditshme të Divizionit tim përdoret termi tatim shtesë, përndryshe të gjitha të dhënat në aneks kontroll janë bartur nga raporti i kontrollit por vetëm ky dallim”, theksoi Xhemë Shala.

    Dëshmitari u pyet edhe nëse pas përfundimit të kontrollit i është dhënë afat tatimpaguesit për gjetjet e kontrollit.

    “Jo vetëm në fund të raportit por gjatë gjithë ecurisë së kontrollit ka qenë bashkëpunimi me përfaqësuesin e tatimpaguesit dhe në përfundim të kontrollit i ofrojmë tatimpaguesit një draft-raport me të gjitha të gjeturat e kontrollit, ndryshimet nga kontrolli, baza ligjore dhe ka afat prej 5 ditëve të punës që nëse ka prova mund t’i ofrojë ATK-se me ndryshu raportin dhe nuk ka pasë vërejtje në draft-raport dhe nuk janë ofru prova për ndonjë ndryshim të draft-raportit”, theksoi dëshmitari.

    “Do të thotë pas përpilimit të draft-raportit tatimpaguesi nuk ka pasur vërejtje dhe e ka nënshkruar atë?”, pyeti prokurori. “Po”, u përgjigj dëshmitari.

    I pyetur nëse tatimpaguesi e ka shfrytëzuar të drejtën e ankesës, tha se nëse s’ka vërejtje në draft-raport ai shndërrohet në raport përfundimtar dhe pastaj i dorëzohet tatimpaguesit. “Dhe sa jam në dijeni i ka kryer obligimet tatimore dhe sa jam në dijeni gjendja e tij është pa obligime tatimore”, theksoi inspektori tatimor.

    Në dëshminë e tij, dëshmitari theksoi se tatimi bazë i tatimpaguesit ka qenë rreth 20 mijë e diçka euro dhe shtoi se shuma e vendosur në raport është pa ndëshkime.

    Më tej ai u përgjigj edhe në pyetjen se për çfarë tatimesh është bërë kontrolli.

    “Tatimi mbi vlerën e shtuar, mbi të ardhurat personale, tatimi i mbajtur në burim në paga dhe kontribute për punëtor dhe diku në vitet e fundit tatimi i mbajtur në burim në qira”, shtoi dëshmitari.

    I pyetur se nga e dinte se tatimpaguesi i ka shlyer të gjitha obligimet, dëshmitari tha se nga gjendja e tatimpaguesit në ATK.

    Dëshmitari tregoi po ashtu se tatimpaguesi e ka shfrytëzuar edhe Ligjin për faljen e ndëshkimeve dhe e ka parë në gjendjen e tij që një pjesë të borxhit e ka të falur

    Duke iu përgjigjur pyetjeve të prokurorit, dëshmitari shpjegoi se hapjen e kontrollit e kanë bërë me kërkesë të Krimeve Ekonomike dhe autorizimin e menaxherit regjional, të cilat dokumente i janë prezantuar tatimpaguesit.

    Në seancën e sotme të gjykimit të Shefqet Krasniqit u dëgjua dëshmia e dëshmitarit Xhemë Shala, inspektor tatimor në ATK. /Kallxo.com/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Kurti pas takimit me Lajçakun dhe Escobarin: Rruga përpara, ndalimi i menjëhershëm i sulmeve nga grupet kriminale
    • Nasuf Bejta merr pjesë në Kongresin e 19-të të Akademisë së Shkencave të Ballkanit për pasurimin e mineraleve
    • Lajçak: Legaliteti s’do të thotë përfaqësim dhe ky është problemi që po e kemi për momentin
    • Haradinaj: Sonte me u shkarku Kurti, shpëton Kosova
    • Escobari dhe Lajçaku me tri kërkesa për Kurtin
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Shkruaj me larte dhe shty Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për anulim.