Facebook Twitter Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    FMN-ja reagon për rritjen e pagave

    16/01/2018 | 09:04
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në Kosovë, Ruud Vermeulen, e ka parë me shqetësim vendimin për rritjen e pagave të stafit politik nga kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, shkruan sot Gazeta Zëri.

    Në një intervistë për gazetën “Zëri”, Vermeulen ka thënë se ky vendim mund t’i nxisë apetitet e sektorëve tjerë për rritje pagash, si dhe ky vendim nuk është i paraparë me buxhetin e vitit 2018.

    Çdo rritje e pagave, përveç asaj që FMN-ja është pajtuar me Qeverinë e Kosovës, sipas Vermeulen do t’i minonte mundësitë që të këtë rritje të punësimit në sektorët primarë, siç është shëndetësia, arsimi dhe gjyqësori. Në këtë intervistë shefi i FMN-së flet edhe për tendencat në rritje të numrit të veteranëve, për paralajmërimet rreth rritjes së pagës minimale dhe për nënshkrimin e kontratës nga Qeveria për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”. Po ashtu Vermeulen ka thënë se FMN-ja është e shqetësuar për një rritje kaq të mprehtë të pagës minimale, pasi kjo do të dëmtonte tej mase përpjekjet e vazhdueshme të reformave që synojnë reduktimin e shkallës së lartë të papunësisë dhe të joformalitetit duke dekurajuar punësimin e punëtorëve me profil të ulët dhe të të rinjve.

    Zëri: Qeveria nën udhëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj ka marrë disa vendime për rritjen e numrit të stafit politik në institucionet qendrore, si dhe për rritjen e pagave. Si i shihni këto vendime, a janë ato në përputhje me angazhimet sipas marrëveshjeve të nënshkruara me institucionet financiare ndërkombëtare?

    Vermeulen: Sipas mendimit tonë, është e rëndësishme që çdo rritje e re e punësimit dhe e pagave të qëndrojë brenda kufijve të rregullave të reja të pagave. Ky rregull kufizon rritjen në faturën e pagave të sektorit publik, duke e lidhur atë me rritjen nominale të GDP-së. Punësimet e reja, duke përfshirë sektorët e gjyqësorit dhe të shëndetësisë, si dhe një rritje modeste e pagave të parashikuara në buxhetin e vitit 2018 mund të akomodohen brenda kufijve të këtij rregulli. Çdo punësim shtesë ose rritje pagash do të zvogëlojë hapësirën për t’u marrë me prioritete të tjera dhe do të shkaktojë presione nga palët e tjera që të kenë rritjen e pagave të tyre, duke vënë në rrezik rregullin e pagesës së pagave. Tutje, është e rëndësishme të mbahen rritjet e pagave të përmbajtura për të krijuar hapësirë për punësim në sektorët primarë si shëndetësia, arsimi dhe gjyqësori. Për më tepër, ajo do të zvogëlonte presionin nga pagat e sektorit publik në pagat e sektorit privat, të rëndësishëm për rritjen e konkurrencës dhe krijimin e vendeve të punës. /Zëri/Telegrafi/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Ambasadori britanik në Tiranë: Kosova të tërheqë policinë dhe të themelojë Asociacionin
    • “Ike” kënga më e re e Don Xhonit
    • Merr flakë Tregu i Gjelbër në kryeqytet
    • Limaj: Rezoluta 1244 po riaktualizohet në veri
    • Vllasi: Kurti i takon gjeneratës së dytë të adhuruesve të stalinizmit dhe të enverizmit
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Shkruaj me larte dhe shty Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për anulim.