Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Binjakët Winklevoss, miliarderët e parë në botë nga Bitcoin

    07/01/2018 | 11:28
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kush janë binjakët Winklevoss? Ata u lindën në Nju Jork dhe u rritën në Konektikat të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Janë djemtë e një profesori në Universitetin e Pensilvanisë, si dhe themelues i “Winklevoss Consultants” dhe “Winklevoss Technologies”, shkruan Telegrafi.

    Ata u shkolluan në Harvard për ekonomi dhe ishin shokë klase me Mark Zuckerberg, themeluesin e rrjetit social më të madh në botë “Facebook”.

    Binjakët janë pikërisht ata që janë përfolur shumë dhe që kanë pretenduar se faqen e tyre të cilën e quanin “Lidhja e Harvardit” iu vodhi Zuckerberg, por tani ata e drejtojnë “Gemini”, një platformë tregtare për kriptovaluta.

    Pasi fituan 65 milionë dollar nga Zuckerberg rreth mosmarrëveshjes se ideja e kujt ishte “Facebook”, Winklevoss më pas me dëmshpërblimin e tyre blenë 11 milionë dollarë Bitcoin.

    Ata filluan ta blenë këtë kriptovalutë në vitin 2013 dhe sipas vlerësimeve të përafërta të ardhura ata blenë 91,666 Bitcoin me cmim rreth 120 dollarë secila.

    Vëllezërit binjakë të quajtur “Miliarderët e parë Bitcoin” në botë kanë parashikuar se kriptovaluta mund të rritet 20 herë në vlerën e sotme.

    Ideja për të investuar në Bitcoin, atyre iu lindi kur ishin më pushime në Evropë dhe kishin nevojë për para lidhur me strehimin e tyre, por ishte kaq e vështirë për t’i tërhequr ato nga SHBA në Evropë.

    Ata mendojnë se kriptovaluta Bitcoin është më shumë një dyqan me vlerë se sa një monedhë. /Telegrafi/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Alarm për bombë në Prishtinë – aktivizohet Policia e Kosovës
    • Prokuroria kërkon paraburgim për të babain nga Stanoci që tentoi të vras’ë djalin e tij
    • Halla sulmon mbesën e saj të mitur në Pejë
    • Ra në kontakt me rrymën, vdes një person në Ferizaj
    • Parashikimi i motit për ditën e sotme
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.