Mbrëmë në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, deri sa po kthehej nga Prishtina për në Vushtrri, në afërsi të fshatit Maxhunaj, është aksidentuar artisti vushtrrias Baki Zeqiri, pronar i kompanisë In Production.
Në një prononcim për Vizioni.info, Baki Zeqiri ka konfirmuar aksidentin, duke treguar se fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime, përveç dëmeve materiale që i janë shkaktuar veturës zyrtare të IN Production-it.
“Deri sa po kthehesha nga Prishtina, mbrëmë kam pësuar një aksident i cili fatmirësisht ka kaluar pa lëndime. Deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e rrugës së rrëshqitshme pas reshjeve të borës që filluan dje. Pas rrëshqitjes së veturës kam humbur kontrollin dhe jam rrokullisur me veturë poshtë rrugës në një kanal”, ka thënë Zeqiri.
Ai ka shtuar se pas rrokullisjes në ndihmë i ka ardhur KFOR-i italian të cilët i kanë ndihmuar ta nxjerrin veturën nga kanali. Ndërkohë ka marrë edhe tretmanin mjeksorë dhe është liruar në shtëpi. /Vizioni.info/