Tre pikë të reja për ta lartësuar tutje në renditjen tabelare të Ligës së Parë do të shkojnë për KF Vushtrrinë.
Kjo pasi sot Vushtrria si mysafire mposhti 2 Korrikun me rezultat 2:0, me golat e Labinot Osmanit i cili ishte edhe lojëtari i ndeshjes.
Goli i epërsisë u shënuar në minutën e 17-të të pjesës së parë, gjerësa Goli i dytë erdhi në minutën e 70-të të pjesës së dytë.
Vlen të theksohet që vushtrriasit kishin shumë raste nga shkëputjet, dhe e dominuan pjesën e parë dhe të dytë me lojën e tyre ofensive.