Ka vazhduar aktiviteti i dhurimit të librave për nxënësit e Gjimnazit “Eqrem Qabej” në Vushtrri.
Pas dhurimit të 200 librave të lëndës së fizikës që u dhuruan dhe u financuan donatore te ndryshem, sot ketij gjimnazi iu dorëzuan edhe 300 libra të tjera me çka u furnizuan te gjithe nxenesit e klaseve të XII – ta, fale donatoreve Isak Ademi noter nga Vushtrria i cili jeton ne Prishtinë, Zonja Zelihe (Pllana) Fejzullahu, zonjat Marija e Kamila Agamirzaeva,Umaima Tebbai,Julija Deramin dhe Sabit Dervishi nga Vushtrria.
Me këtë rast Dr.Gani Pllana sot i dorëzoi drejtorit të gjimnazit “Eqrem Çabej”ne Vushtrri Lulëzim Bivolakut këto libra ku ishte i pranishem edhe ish drejtori Xhevat Lahu,i cili ditë më parë u pensionua.
Foto: Avni Deliu