Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj edhe njëherë ka thënë se në bisedimet me Serbinë nuk bën të flitet për çështjen e shkëmbimit të territoreve.
Ai këtë deklaratë e ka bërë pas takimit që ka pasur më zëvendësndihmës sekretarin Amerikan të Shtetit, Matteë Palmer.
Sipas Haradinajt, “Qeveria e Kosovës është e angazhuar për krijimin e një koncepti për unitet të forcave politike dhe ka hartuar Rezolutën përkatëse”, tha ai, raporton Gazeta Blic.
Shënimi i plotë:
Kënaqësi si giithnjë të takoj Zëvendës-ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mattheë Palmer, të cilin e informova për tranzicionin e FSK-së, në ngritjen e së cilës, roli i Amerikës dhe NATO-s mbetet i pazëvendësueshëm. Për fazën finale të Dialogut,
Qeveria e Kosovës është e angazhuar për krijimin e një koncepti për unitet të forcave politike dhe ka hartuar Rezolutën përkatëse. Sa i përket arritjes së Marrëveshjes ligjërisht obligative me Serbinë, në kuadër të takimit, theksova qëndrimin e gjithanshëm, se jemi të paluhatshëm në ruajtjen e realitetit dhe qenësisë kushtetuese të Kosovës, që është arritur falë sakrificës së popullit tonë dhe investimit afatgjatë amerikan dhe të aleatëve tanë strategjikë.