Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Vushtrrisë Sedat Rashica, përmes fotografish të prezentuara si fakte ka treguar për ato që mund të quhen si resultate pozitive të menaxhimit të mbeturinave.
Ai ka treguar pamje të disa lokacioneve se si dukeshin më parë me mbeturina dhe tani që kur ka marrë timonin e udhëheqjes komunale qeverisja e re e Vushtrri.
Në vazhdim gjeni postimin e plotë të Rashices
Të nderuar qytetarë!
Shtrirja e ofrimit të shërbimit e gati të gjitha mbeturinave komunale në tërë territorin e Komunës së Vushtrrisë, po japë rezultate shumë pozitive!
Gjatë një vizite që sot ju kamë bërë disa pikave nëpër qytet, të cilat ishin në gjendje të rëndë ndër vite, ku disa prej tyre ishin krijuar deponi ilegale, konstatuam se kemi të bëjmë me një eliminim të qëndrueshëm të tyre!
Rasti si:
-Ish ” Motel Vicianumi”- ku në muajin Prill janë ngarkuar rreth 60 kamion me mbeturina si dhe janë tërhjekur 2 kontejner 7 m3
-Rr. “Lumni Surdulli”- eliminimi i dy pikave me nga dy kontejner 7m3
-Rr.”Bahri Kuqi”- eliminimi i nje pike me nje kontejner 7m3
-Si dhe pikat tjera ku disa prej tyre deshmohen me foto!
Drejtoria e Shërbimeve Publike falenderon të gjithë qytetarët për përkrahjen dhe mbështetjen që po e ofrojnë në implementimin e këtij plani!