Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka thënë se ka pasur raporte të mira me ish- presidentin historik Ibrahim Rugova.
“Me Ibrahim Rugovën kam bashkëpunu shumë, ka qenë lider i papërsëritshëm. Ndoshta kam qenë prej të fundëve që e kam vizituar. ”, ka deklaruar ai në T7.
Ai ka treguar nëse Rugova ka qenë i konvertuar.
“S’ka qenë i konvertuar, unë i di këto punë shumë mirë. Po xhenazja është la nga hoxhë Rexhep Boja”, ka theksuar ai. /Indeksonline/