Një prej problemeve që kanë brengosur banorët e Pestovës ka qenë edhe depoja e mbeturinave afër vendbanimeve të tyre.
Kjo depo e mbeturinave ka filluar të largohet qysh tani në këto orë mëngjesi.
Për këtë ka njoftuar Kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri, i cili ka treguar në llogarinë e tij në facebook se ka filluar largimi i kësaj deponie.