Ministri i Jashtëm i Serbisw, Ivica Daçiq është i sigurt se deri në fund të vitit do të ketë tërheqje të mëtejshme të njohjes së Kosovës dhe pret që numri së shpejti të bjerë nën 100.
“Është e rëndësishme për shkak të pozicionit negociator, sepse nga Prishtina thonë se çfarë kemi të negociojmë me ju kur neve na kanw njohur 116 shtete. “Ata e rrokullisën listën, e cila është një gënjeshtër e madhe, sepse disa vende kanë tërhequr njohjen” theksoi kryediplomati serb.
Ministri i Punëve të Jashtme dhe kreu i SPS theksoi pwr Tv Prva se ristrukturimi i Qeverisë është gjithmonë i mirë, por socialistët nuk janë “të prirur” për zgjedhje të parakohshme dhe ndryshime të shpeshta.