Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pasi nuk pati kuroum për votimin e themelimit të Komisionit Hetimor për kontrata njëburimore të Qeverisë Kurti.
Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk tregojnë gatishmëri kur bëhet fjalë për hetime ndaj punës së ekzekutivit që drejtohet nga partia që ata bëjnë pjesë.
“LVV thanë: ‘Në zgjedhje shkojmë, me u hetu s’pranojmë’”, ka shkruar Bajrami në Facebook. /Klankosova.tv