Mbrëmë pas mesnate në Vushtrri, katër persona të maskuar dhe të armatosur me forcë kanë hapur derën e një lokali të lojërave të fatit, me ç’rast kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull.
Sipas Policisë, të dyshuarit kanë dëmtuar pesë aparate, kanë marrë DVR-in e kamerave dhe nga arka kanë mare 1000€ para të gatshme si dhe kuletën e ankuesit me dokumente personale dhe 105€.
Rasti mbetet nën hetime nga njesitet policore.