Policia e Kosovës ka arrestuar në pikën kufitare në Jarinje të Leposaviqit një person pasi që i nëjti me veturën e tij përmes rrugëve alternative ka hyrë nga territori i Serbisë në territorin e Kosovës, raporton Gazeta online Veriu.info.
Gjatë legjitimimit dhe kontrollimit në automjet kishte pjesë rezervë të makinave bujqësore pa dokumentacion të vlefshëm.
Automjeti dhe malli i kontrabanduar është konfiskuar dhe është dërguar në stacionin policor Leposaviq. Vozitësi i dyshuar pas intervistimit me vendimin e prokurorit, lirohet, rasti procedohet në procedurë të rregullt.