Tre ditë ka që është larguar nga shtëpia. Në kërkim të saj, fotot e Arbnora Dobres, u shpërndan në çdo cep të Skenderajt por edhe qytete tjera.
Nga e premtja, familja e Arbnora Dobres, nuk kishte asnjë njoftim për vajzën 22 vjeçare që ishte nisur për një intervistë pune.
Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë
Mirëpo, të dielën në mbrëmje familja Dobra pranoi një telefonatë nga ajo.
Me gjasë, vajza e tyre është në Maqedoni thonë ata.
Për T7 nuk pranuan të prononcohen para kamerës, duke thënë se nuk duan të flasin për detaje, pasi që me rastin po merren organet kompetente.
Ndërkaq, i fejuari i Arbnora Dobrës thotë se nuk është ne dijeni për arsyen pse është larguar ajo.
Por i çuditshëm mbetet fakti se prindërit e Arbnores edhe sot kanë vazhduar të heshtin rreth zhdukjes së vajzës së tyre duke mos e thënë asnjë fjalë për rastin.
Kujtojmë që Arbnora Dobra, 22 vjeçare të premten ishte larguar nga shtëpia, pa e njoftuar askënd.