Anëtari i Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala gjatë ditës së sotme pritet të emërohet ministër i Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë, raporton “zëri.info”.
Burime të sigurta brenda MTI-së për “Zërin”, kanë konfirmuar se kjo gjë do të ndodh gjatë ditës së sotme.
Para Shalës ministër në këtë ministri ka qenë Bajram Hasani i cili më pas është shkarkuar nga nga kjo pozitë me urdhrin e Nismës Socialdemokrate. /ZËRI/