Falë angazhimit të shoqatës “Bamirësia” në Vushtrri dhe donatorëve po nga ky qytet sot janë ndihmuar disa familje nga Vushtrria.
Produkte dhe artikuj ushqimor iu janë ndarë 25 familjeve nga Vushtrria, kryesisht këto familje që janë në gjendje të rëndë ekonomike.
Për këtë kanë ndihmuar edhe disa kompani të njohura lokale si “Interex Emona” dhe Be-Commerce, njoftohet në faqen e facebookut të Shoqatës “Bamirësia” nga Vushtrria.