Drejtoria e Shëndetësis në Komunën e Vushtrrisë ka lëshuar në funksion sistemin që do të menaxhoj radhët dhe pritjet për shërbimet shëndetësore, sot në QKMF. Me këtë investim nga Drejtoria e Shëndtësisë, nga sot kanë marrë fund pritjet dhe kaosi i qytetarëve për marrjen e shërbimit shëndetsor.
Ky investim nga ana e Drejtoris së shëndetësisë është bërë në vlerë prej 11.827 euro, duke vendosur kështu edhe GPS në auto ambulanca dhe në veturat e QKMF.
Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Vushtrrisë, do të fus në funksion edhe qendrën e thirrjeve falas për qytetarë dhe do të bëj vendosjen e kamerave në Qendrat e Mjeksis Familjare në Vushtrri, për të rritur sigurin e objekteve dhe për të monitoruar oraret dhe shërbimet./VushtrriaOnline