Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në fjalinë e tij në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili publikoi emrat e organizatorëve kryesor të trazirave në Veri të Kosovës.
Sipas tij ndonëse kryeministri Kurti po i njeh me emër e mbiemër pjesëtarët e bandave kriminale në Veri, ata ende po sillen vërdallë.
“Këtë të premte bëhet një javë nga sulmi jo i paprecedent dhe gjithsesi jo i rrallë i bandave kriminale në Veri të cilat kryeministri po i njeh me emër e mbiemër, po janë ende në Veri të pa arrestuar, por ky po i njeh e po na ligjoren për to, por ata janë të lirë”, ka thënë fillimisht Abdixhiku./AlbanianPost