Gjatë ditës së sotme ka ndërruar jetë Veterani i UÇK-së nga Vushtrria, Avni Imeri.
Lajmin e ka bërë të ditur Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dega Vushtrri, përmes një postimi në Facebook ku thotë se Avniu ishte ndër të parët që ju bashkangjitë UÇK-së , kur Adem Jashari bëri luftën e tij heroike me 5,6 e 7 mars 1998 në Prekaz ishte Avniu që ju përgjigjë thirrjes së atdheut në pjesëmarrjen në këtë betejë të Jasharëve.
“Avniu është spikatur në luftërat më të përgjakshme guerile e frontale. Ishte plot elan e shpirtë luftaraku, dëshira për çlirimin e atdheut ishte burimi i virtyteve të tij etike, ndërsa Liria ishte veti qenësore e dëshirës së tij. Pas shumë betejave Anviu arriti ta gëzoj lirinë e këtij vendi por sot ndërroi jetë duke lënë një biografi të lavdishme të jetës së tij” shkruan Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dega Vushtrri.
Për varrimin e të ndjerit mbetet të njoftohet.