Raporti i KDI-së për indeksin e konkurrencës së komunave në Kosovë për vitin 2022 e ka renditur Vushtrrinë të 19-tën, me renditje tejet të dobët krahasuar me komunat e regjionit, shkruan VushtrriaOnline.
Indeksi i transparencës në qeverisjen komunale për vitin 2022 e rendit komunën e Skënderajt si qytetin më transparent me 92.63 pikë nga 100, pasuar nga komunat e Lipjanit dhe Mitrovicës me nga 91.13 pikë, Prizreni 90.63 pikë, Drenas 89.88 pikë e Prishtina me 89.13 pikë.
Ndërsa Komuna e Vushtrrisë renditet e 19-ta në listë me këto pikë: Prokurimi Publik në nivel komunal me 15.00 pikë, Buxhetimi dhe financat publike me 10.38 pikë, Qasja në dokumente dhe informacionin publik me 12.69pikë, Pjesëmarrja publike me 9.00 pikë, Grantet dhe Subvenvionet me 10.00pikë, Etika Profesionale dhe Konflikti i Interesit me 8.00pikë, Menaxhimi i pronës komunale dhe Ankandet me 10.00 pikë, Ndërmarrjet dhe organizatat komunale me 2.50 pikë, ndërsa pikët e përgjithshme për komunë janë 77.58.