Federata e Futbollit e Kosovës njofton që nesër pas orës 12:00 do të fillojë shitja e biletave për ndeshjen Kosova – Ishujt Faroe, që do të zhvillohet, të hënën, më 10 shtator, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Biletat do të mund të blihen në këto pika të shitjes:
Z-Mobile, Prishtinë – rr. Perandori Justinian, Qyteza Pejton (afër British Council)
Z-Mobile, Prishtinë – Sheshi ‘Nëna Terezë’, Nr.15 (përballë Ministrisë së Kulturës)
Z-Mobile, Pejë – rr. Mbretëresha Teutë (ndërtesa e Hotel Gold-it)
Z-Mobile, Gjilan – Bulevardi i Pavarësisë (Qendër, Te xhamia, përballë kafiterisë Soho)
Z-Mobile, Gjakovë – rr. Nëna Terezë 459 (afër Kuvendit komunal, përballë kafiterisë Indeks)
Z-Mobile, Prizren – rr. Remzi Ademai nr. AB (Afër komunës)
Z-Mobile, Ferizaj – rr. Dëshmoret e kombit 100 (përballë Kishës dhe Xhamisë)
Z-Mobile, Mitrovicë – sheshi Isa Boletini (përballë Kuvendit komunal)/kallxo.com