Bangkoku, i ndërtuar mbi një tokë të kripur rreth 1.5 metra mbi nivelin e detit, parashikohet të jetë një nga zonat urbane më të goditura nga pasojat e ngrohjes globale në botë.
Teksa pritet të presë bisedimet mbi ndryshimet klimatike, ky qytet që është shtëpi për më shumë se 10 milionë persona është i rrethuar nga parashikime të tmerrshme të cilat paralajmërojnë se qyteti i njohur mund të zhytet pjesërisht në më shumë se një dekadë.
Sipas Bankës Botërore, rreth 40 për qind e Bangkokit do të përmbytet që në fillim të vitit 2030 për shkak të reshjeve ekstreme dhe ndryshimeve drastike të motit.
Ndërkohë që aktualisht kryeqyteti tajlandez po zhytet me një deri në dy centimetra në vit dhe ekziston rreziku i përmbytjeve masive në të ardhmen e afërt.
Tara Buakamsri, drejtori i Greenpeace Tajlandë u shpreh:
Ndërtuar në moçale që janë 1,5 metra mbi nivelin e detit, ky metropol prej më shumë se dhjetë milionë banorë zhytet një deri në dy centimetra në vit dhe rrezikon të përballet me përmbytje të fuqishme në të ardhmen e afërt.”
Gjatë përmbytjeve të mëdha të vitit 2011, më shumë se një e pesta e qytetit u përmbyt, ku më të prekurat ishin prekur zonat periferike, ndërkohë që zonat e biznesit shpëtuan falë digave që u ngritën menjëherë./drenica.press